Mbi 10 mijë raste infeksionesh respiratore raportohen në javë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha gjatë intervistës për Report TV, se në këtë ndikojnë edhe alergjitë dhe temperaturat e larta. Ndikim kanë pasur edhe ndryshimet e temperaturave nga një mjedis i ngrohtë në një më të ftohtë.
“Duhet të theksojmë se infeksionet respiratorë kanë qenë në periudhë stacionare, kemi 10 000 -10 200 raste në javë, por ka qenë stacionare. Por jo vetëm temperaturat e larta, fenomenet alergjike, ndryshimet sa i përket temperaturave nga një mjedis i ngrohtë në një më të ftohtë, shpesh kalojmë në gjendje të pneumonive apo bronkopneumonive ku të dy moshat si fëminore dhe ajo adulte janë të predispozuar më shumë. Secili na ne mund të preket nga ndryshimet e temperaturave, kondicionimit të tepërt apo djersitjes.
Temperaturat e larta shpesh japin fenomene të ngjashme me infeksione virale por infeksionet respiratorë të sipërme dhe të poshtme janë prezent. Prandaj secila moshë duhet të ketë kujdes kundrejt ndryshimeve të theksuara dhe infeksioneve të ndryshme. Më të prekura 05-vjeç është prekur por edhe mbi 65-vjeç janë më të predispozuara për t’u prekur. Nuk kemi raste të konfirmuara me covid-19.”, theksoi Tomini.
Moshat më të predispozuara për t’u prekur nga virozat dhe infeksionet respiratorë janë të vegjlit deri në 5 vjeç dhe të moshuarit, ndaj ajo bën thirrje që të shmanget dalja në orët e pikut. Tomini rekomandoi të përdoren lëngjet dhe ujin e pijshëm sa më shumë gjatë ditës.
Ambientet me kondicioner duhet të kenë nivele të pakta ndryshimi me temperaturat jashtë për shkak se mund të shkaktohen çrregullime metabolike. Tomini tha gjithashtu se nuk ka pasur raste me Covid-19.
“Rekomandojmë që të kujdesemi në orët e pikut, nga ora 11 deri në 18 të pasdites të mos dalin nëse nuk është e nevojshme për të frekuentuar ambientet e jashtme, ku temperaturat janë të larta dhe mund të sjellin goditje nga të nxhehtit. Edhe për profesione të caktuara, si të ndërtimit dhe bujqësi, të punojnë në orët ku piku i temperaturave ka rënë.”, theksoi Tomini.
"Nëse duhet të parkojmë në parkinge të mëdha apo me fëmijë të vegjël në makinë s'duhet t'i lëmë vetëm por edhe moshën e tretë.", shtoi Tomini.
Komente
