Ekipi i Tiranës pothuajse është ngjitur në Superiore

Sport

Tomori mposht Bylisin, Tirana thuajse në Superiore

31 Mars 2018, 18:18| Përditesimi: 31 Mars 2018, 18:21

  • Share

U luajtën sot disa ndeshje të Kategorisë së Parë, në kuadrin e javës së 22-të, ose të fazës së “play-off”-it. Në të dy grupet, si për kreun, që synon ngjitjen në Superiore, edhe për mbijetesë, për të mos zbritur një kategori më poshtë, ka pasur luftë sportive dhe gola. 
Bie në sy humbja e Bylisit në Berat, duke i dhënë një “asist” Tiranës, që tashmë të jetë edhe më e qetë dhe e pa shqetësuar drejt rikthimit në elitë, aty ku ka fituar 24 tituj kampioni. Kjo, sa i takon Grupit B. 

Në Grupin A, Kastrioti, që do të jetë në Superiore edicionin e ardhshëm, e ka pasur pushim (ka luajtur miqësore me Burrelin këtë të shtunë), ndërsa Besëlidhja është mundur në shtëpi nga shikajasit. 

Edhe Dinamo ka bërë “harakiri” si pritëse, e mundur minimalisht nga rrogozhinasit. Në Pukë, derbi i fqinjëve është ndarë në paqe, pa gola. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot dhe autorët e golave. Nesër do të zhvillohet sfida Pogradeci-Apolonia, e vlefshme po për këtë “stacion” të garës.

Kategoria e Parë, java e 23-të
Grupi A
Besëlidhja-Erzeni 0-1
Xhixhua 40’
Dinamo-Egnatia 0-1
Nako 47’ (pen)
Renditja
1 Kastrioti 29
2 Egnatia 21
3 Erzeni 19
4 Besëlidhja 14
5 Dinamo 13
Besa-Korabi 3-0
Pasha 19’, Dikson 22’, Thaçi 8’
Tërbuni-Vllaznia B 0-0

Grupi B
Tomori-Bylis 2-1
Bitri 12, 24’ / Leonardo 48’
Shënkolli-Iliria 2-1
K.Pjetrushi 20’, Danaj 68’ / Lama 65’ (pen)
Turbina-Naftëtari 1-0
Çota 19’
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?