Tomorri braktis kampionatin dhe lëshon akuza të forta: Maskaradë e kurdisur nga FSHF

14 Shkurt 2019, 19:55| Përditesimi: 14 Shkurt 2019, 20:22

  • Share

Dënimi me humbjen e ndeshjes në tavolinë ka bërë që klubi i Tomorrit të tërhiqet nga kampionati në mesin e sezonit. Në një konferencë për shtyp ata hedhin akuza të rënda si ndaj zyrtarëve të takimit me Apoloninë ashtu ndaj vetë FSHF-së.Klubi i Tomorrit që militon në Kategorinë e Parë ka marrë vendimin drastik për tërheqjen nga kampionati.

Një vendim që vjen pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës ku klubi berates u dënua me humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë në favor të Apolonisë, pasi sipas Disiplinës Tomorri ka dështuar në në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë.

Njoftimin për tërhqjen nga gara e bëri zyrtari i klubit Alban Pambuku: “Me keqardhje iu njoftojmë se FK Tomorri nuk do të udhëtojë në ndeshjen e ardhshme kundër Bylis. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade ku vihet në diskutim integriteti dhe emri i Tomorrit.”

Pas këtij vendimi klubi i Tomorrit ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të ndeshjes si dhe vetë FSHF-së. “Kjo është një maskaradë e kurdisur nga disa pseudozyrtar dhe servilë me logon e FSHF-së, si delegati i ndeshjes Petrit Haxhia, gjyqtari Elidon Halo dhe vetë institucioni i futbollit.” 

Klubi i Tomorrit mohon kategorikisht që gjatë ndeshjes me Apoloninë të ketë patur dhunë në stadium apo të ketë dështuar në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes. Sipas tyre çdo gjë është e vërtetueshme pasi në stadium ka kemarë sigurie.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?