Tomorri klub model me zero borxhe, por këshilli bashkiak bllokon privatizimin

27 Shkurt 2019, 15:52| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 16:14

  • Share

Privatizimi I klubit të Tomorrit nuk ka marrë miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak të Beratit. Në pikën 14 të rendit të ditës është propozuar fillimi i procedurave për shitjen e aksioneve të “FK TOMORI 1923” SHA, por nga 31 këshilltarë vetëm 16 kanë votuar pro këtij vendimi, nga 19 që ishte e nevojshme.

Këshilltarët e partisë socialiste kanë qenë kundër privatizimit pasi sipas tyre në këtë rast nuk është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm.

“Jemi dakord në parim, por jo me një relacion 1 fletë formati pasi bëhet fjalë për një ekip me traditë. Nga ky vendim do të varet e ardhmja për 50 vitet e ardhshme.”

Sipas zyrtarëve të klubit Tomorri është model në Shqipëri. Klubi berates rezulton me zero borxhe si ndaj institucioneve ashtu edhe ndaj futbollistëve, të cilët janë janë paguar në mënyrë korrekte.

“Mbas tre viteve e gjysëm jemi me 0 detyrime ndaj çdokujt. Kjo vërtetohet edhe nga drejtoria e tatimeve që varet nga Ministria e Financave. Klubi i Tomorrit ka zero detyrime ndaj institucioneve dhe ndaj çdo personi fizik.”

Pavarësisht dështimit në këtë rast, mësohet se Bashkia e Beratit do të vazhdojë përpjekjet e veta ligjore për të kaluar këtë procedurë në mbledhjen e radhës.

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?