Mali i Tomorrit

Sociale

FOTOLAJM/ Tomorri nën petkun e dëborës, pamje piktoreske nga mali atraksion turistik

7 Dhjetor 2024, 11:59| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 12:40

  • Share

Mali i Tomorrit në Berat është mbuluar nga dëbora.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo shihet se si Tomori është zbardhur i tëri, duke dhuruar pamje spektakolare për të gjithë ata që adhurojnë turizmin malor dhe ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

Gjithashtu në këtë vend ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik por edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?