Politikë

Toni Gogu në Report Tv: Opozita gjuhë të ashpër kundër vendit, në Bruksel lavdërohet progresi! Zgjedhjet konkurruese, PD kërkon alibi për humbjen

27 Qershor, 19:24| Përditesimi: 27 Qershor, 19:56

  • Share

Deputeti socialist Tonin Gogu ka deklaruar se teksa opozita përdor një gjuhë të ashpër kundër vendit, në Bruksel lavdërohet progresi që ka bërë vendi vitet e fundit.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai ka reaguar edhe ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike se pati vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se rinumërimi tregoi se nuk pati vjedhje të votave.

 ‘Në shqip për vendin tonë dëgjon vetëm fjalë të keqe, ndërsa në anglisht dëgjon se si Shqipëria po drejtpeshon demokracinë, ekonominë e tregut dhe shtetit ligjor. Nga ana tjetër sfidat që vendi ka në anëtarësim për hapjen e negociatave të duhet më shumë punë për të hapur kapitujt. Shqipëria lavdërohet nga të gjithë për ato që ka bërë deri tani. Nga kolegët opozitar u pa një gjuhe e ashpër, në komunitetin e asocim stabilizimit gjëja që ra në sy ishte farsa e humbjes së tyre në zgjedhje, sepse kutitë u hapën dhe u panë se nuk ka ndryshuar asnjë pikë e rezultatit dhe renditjes. Nga fundi vitit mbyllim grupkapitullin e parë’, tha ai.

Ai tha se edhe në raportet ndërkombëtare zgjedhjet cilësohen si konkurruese.

‘Ne morëm masa që mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe të luftojnë krimin dhe opozita ka ngritur akuza për persona të caktuar. Opozita thotë janë vjedhur ndërkohë është hapur çdo kuti dhe nuk është vjedhur. Por edhe sipas raporteve thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese. Nuk thuhet janë të pavlefshme. Shqipëria përgëzohet’, tha ai.

Teksa u ndal tek puna e SPAK, Gogu nuk pranoi që të jap një koment, pasi tha se punën e këtij institucioni të drejtësisë e kontrollon gjyqësori.

‘Unë jam ligjvenës dhe nuk komentoi dot. Ne ngritën strukturën për të adresuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, këto struktura kanë bërë një punë të mirë sa i përket vendimmarrjes së tyre është gjyqësori ai që kontrollon punë e SPAK’, tha ai.

Një koment e pati edhe për krimin mjedisor në lumin Vjosa. Ai tha se duhet që të merren masa. 

‘Qeveria bëri një punë të madhe për ta shpallur park kombëtar Vjosën dhe kemi një pjesë të bizneseve që ende s’janë pjekur në atë përgjegjshmëri që të bëjnë politika kontrolli brenda biznesit të tyre. Por rrënja e problemit është babëzia, Vjosa është një përpjek titanike që të mbrohet dhe e kanë bërë pis.  Rrënja është babëzia por kontrolli shtetëror s’duhet që ti vërë një fre. Nuk mundet të presim që të vijnë ambientalistët gjerman të na thonë kjo është katastrofë mjedisore, duhet që të merren masat e duhur. Një zgjidhje mendoj se është roli i shtetit me agjencitë përkatëse dhe bizneset vet duhet që të krijojnë përgjegjshmërinë e tyre dhe duhet që të kujdesen që të mos dëmtojnë mjedisin’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?