Toni Kroos ka treguar se do jetë Real Madridi skuadra e fundit ku ai do mbyllë karrierën me futbollin e luajtur. Në konferëncën për shtyp para ndeshjes me Celtic (e mërkurë, 18:45) në Champions League, gjermani është shprehur besimplotë se do rinovojë me Galaktikët. Me kontratë deri në verën e 2023, Kroos nuk ka ndërmend të ndërrojë skuadër. Për 32 vjeçarin ky është sezoni i nëntë me Real Madrid, teksa ka fituar 18 tituj me Galaktikët.
“Jam shumë mirë, ndihem mirë fizikisht. Jam shumë i qetë për rinovimin. As nuk e di se çfarë do të ndodhë. Këtu do të dal në pension, por nuk e di kur. Nesër do jetë ndeshje interesante, do luajmë për fitore”, përfundoi ai. Gjermani është pikë kyçe e trajnerit Ancelotti në mesin e fushës dhe ndër lojtarët që mban peshën e ekipit.