Pastrim fytyre

Lifestyle

Toniku, uji që duhet përdorur gjithmonë pas larjes së fytyrës

10 Korrik 2018, 17:23| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 17:35

  • Share

Uji tonik duhet bërë patjetër pjesë e rutinës së mbrëmjës për kujdesin e fytyrës. Ju gjithmonë pasi pastroni make-upin, lani fytyrën dhe aplikoni kremin hidratant. Dhe mendoni se me kaq u mbyll pastrimi i fytyrës. Por e keni gabim, tashmë pas pastrimit të make-upit dhe larjes së fytyrës duhet të fusni edhe tonikun. Uji tonik njihet për pastrimin e papastërtive deri në thellësi të lëkurës tuaj. Kjo pasi edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret. 

Toniku është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit. Megjithatë përdorimi i këtij të fundit varet nga lloji i lëkurës. Ato me lëkurë të yndyrshme duhet ta aplikojnë ujin tonik me ndihmën e një pambuku, ndërkohë lëkurat normale duhet ta hedhin në dorë dhe ta spërkasin butësisht në lëkurë. Nëse keni lëkurë të thatë ose normale, kërkoni një toner me trëndafil ose kamomil, i cili hidraton dhe zbut, njëkohësisht. Nëse keni lëkurë mikse apo të yndryshme provoni formulën e vajit të pemës së çajit që është antibakterial dhe than lëkurën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?