Tonin Gjuraj

Tonin Gjuraj emërohet rektori i ri i 'Universitetit të Shkodrës'

27 Qershor, 12:09| Përditesimi: 27 Qershor, 13:28

  • Share

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024. 

Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi rezultoi fitues, duke mundur dy rivalet e tij në garë, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.

Më herët, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) shqyrtoi dhe rrëzoi si të pabazuar në ligj dhe rregullore një ankimim të kandidates Këçira. Merr fund kështu “saga” e zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 5 ditë pas votimit dhe si IAL- ja e fundit në vend që zyrtarizon rektorin e vet.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?