Tony Blair flet për luftën: Ukrainasit kanë treguar trimëri të jashtëzakonshme! Shpresa e fundit e Putinit është të shpërbëhet Perëndimi

22 Shkurt 2023, 16:45| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 16:48

  • Share

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair thotë se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur të jetë absolutisht e qartë për Putinin se ambiciet e tij të luftës nuk mund të kenë sukses.

Për emisionin e radios të BBC, Blair tha: “Ambiciet origjinale të luftës janë shpërbërë, ukrainasit kanë treguar trimëri të jashtëzakonshme, Perëndimi dhe NATO janë bashkuar. Dhe shpresa e fundit e Putinit është që vendosmëria e Perëndimit të shpërbëhet në një farë mënyre."

Ndërsa Lordi Hague, ish-sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, beson se "ne jemi shumë larg" nga përfundimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

“E vërteta e tmerrshme është se historia është e mbushur me luftëra që zgjatën më shumë vite nga sa pritej, ato bëhen një provë e qëndrueshmërisë, elasticitetit, e ekonomive, po aq sa manovra ushtarake, dhe kjo është ajo me të cilën jemi përfshirë tani në Ukrainë. "


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?