Bota

‘Tony Montana shqiptar’ kapet në Itali me 27 kg drogë, pakot e kokainës mbanin foton ‘Scarface’ (VIDEO)

30 Qershor, 16:57| Përditesimi: 30 Qershor, 18:36

  • Share

Në një banesë në Vigevano u sekuestruan 27 kilogramë lëndë narkotike, 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 pako ishin fshehur brenda në frigorifer, ndërsa 5 kilogramë kokainë, e paketuar në blloqe me imazhin e Al Pacinos në filmin Scarface ose në qese të mbyllura me nxehtësi, ishin shpërndarë në vende të ndryshme të banesës.

Hetimet u drejtuan nga karabinierët e Genova Centro, të cilët kishin vënë re një 29-vjeçar shqiptar me sjellje të dyshimta dhe e ndoqën deri në banesën e tij, në një apartament në qytetin Vigevano.

Pak ditë më parë, me ndihmën e kolegëve të Kompanisë së Vigevanos, i riu u ndalua dhe iu gjetën 58 gramë kokainë me vete. Më pas u krye kontrolli në banesë, ku u zbulua edhe sasia e madhe e drogës. Në shtëpi u gjetën gjithashtu 7 mijë euro cash, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës, raportohet në media

29-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Pavias, ku ndodhet në pritje të seancës për konfirmimin e arrestit.

 

 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 30/06/2025 17:07

    Tipik katundar ne mendësi. Pa fshire akoma cokokremin nga buzet, ka enderruar te behej bos i madh droge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?