Pas deklaratës ironike të Kryeministrit Edi Rama nga ‘Pallati i Brigadave’ lidhur me konstatimet për procesin zgjedhor, ka ardhur një reagim nga drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Topalli ka kritikuar procesin e votimit me postë, duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për manipulim masiv të votës së diasporës.
“Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale.” -shkruan Topalli, duke ironizuar rezultatin.
Postimi i plotë i Topallit:
"Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat. Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat. Zarfi nuk e gjeti emigrantin zarfi e zgjodhi vetë votën.As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar”."
Komente
