Jozefina Topalli drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike

Politikë

Topalli: Ka parregullsi në shpërndarjen për zarfet e votimeve në Greqi! Kush nuk ka votuar ta bëjë sa më shpejt

4 Maj, 16:36| Përditesimi: 4 Maj, 19:10

  • Share

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për mediat. Topalli tha se ka parregullsi mbi shpërndarjen e zarfeve të votimit të emigrantëve në Greqi.

Nga ana tjetër, Topalli u bën ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin, që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Deklarata e Jozefina Topallit:
Përshëndetje të gjithëve.

Jam sot këtu para jush për tre arsye kryesore.
Së pari, për të falënderuar diasporën e mrekullueshme dhe zarfet që po kthehen në Shqipëri, duket se do bëjnë kthesën e madhe. Ndërkohë që Shqipëria është ngritur në këmbë, numri i madh i zarfeve që vijnë është realisht shumë befasues dhe shenjë shumë pozitive në shprehjen e përgjegjësisë dhe kthimit në faktor të rëndësishëm politik të diasporës.

E dyta, dua të them se numri i zarfeve të kthyer nga Italia është rreth 62 mijë, numri që vjen nga Greqia është 22 mijë, numri i zarfeve të ardhur nga SHBA është 14 mijë, 10 mijë nga Britania e Madhe, dhe po kështu nga vendet e tjera.

Në fakt, zarfet që mbërrijnë në Shqipëri nuk janë thjesht zarfe, por janë shpresa për 11 majin.

Nga ana tjetër, dua t’u bëj ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin, që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

E treta, ata që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit: të marrin biletat, apo makinat, që në fundin e javës së ardhshme të jenë në Shqipëri e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre.

Së fundi, gjatë kësaj kohe ne kemi monitoruar, ndjekur, kemi pasur raportime nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Greqia, ku janë identifikuar disa probleme të rëndësishme.
I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje të na informojnë për çdo parregullsi që mund të kenë vënë re. Ne do t’i përcjellim ato menjëherë dhe me përgjegjësi.

Ndërkohë, një falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që janë – në Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Bruksel – për votën e tyre, për përgjegjësinë që po tregojnë dhe për shpresën që po sjellin përmes zarfeve të tyre, që janë bërë si një cunam i vërtetë i ndryshimit për Shqipërinë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reg: 05/05/2025 15:43

    Nuk do votojne per ty emigrantet kshu qe mos u merzit

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 04/05/2025 17:22

    O zelefine , tu ngjallen krimbat ? Popull kapini per zhelesh dhe tregojani vendin ketyre gangstereve te pd .Jeni fatkeqesia e shqiptareve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?