Një video e publikuar nga ish deputeti demokrat Endri Hasa në facebook, ku akuzon Ramën si 'dështak që po pengon integrimin e vendit' dhe ngren në qiell me lëvdata duke i atribuuar të gjitha arritjet ndër vite të vendit, Lulzim Bashës, ka sjellë reagimin e ashpër të Jozefina Topallit. Përmes një postimi, Topalli, një nga kritiket më të forta të Bashës, këtë herë ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar atë si 'minë me sahat që ndërronte ministritë çdo dy vite prej skandaleve që shkaktonte, dhe manipulues i fakteve njësoj si ish diktatori Enver Hoxha.
Akuzat e forta të Topallin nuk ndalen ndaj Bashës, duke thënë me ironi se 'të gjithë kanë fjetur gjumë' dhe vetëm ai ka punuar në gjithë këto vite, madje sipas saj Basha i ka bërë të gjitha ashtu siç ka premtuar duke bërë edhe "tramvajin" kur ishte kryebashkiak.
"Një dështak, manipulator si Enver Hoxha! Kështu manipulonte Enver Hoxha historinë, për të manipuluar mendjet e njerëzve. Fshinte dhe censuronte çdo fytyrë dhe emër personaliteti nga fotoja dhe historia, për të thënë se historia jam Unë. (Fotot më poshtë janë në ballkonin e Bashkisë Shkodër. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Në 2020 , me video në facebook kunati në emër të Partisë që rrezoi Partinë e Enver Hoxhës bën të njëjtën gjë.
Shiko videon më poshtë!
VIDEO e publikuar nga Endri Hasa
Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri... Ky ka bërë Tap-in; Ky marrëveshjen e stabilizim asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri...Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse të tjerët paskemi qenë në planet tjetër.. Ky i ka bërë të gjitha siç bëri dhe tramin. Në fakt, me sa më kujtohet , kry një apo dy vitesh këtij i ndërronin ministritë se ishte si minë me sahat prej skandaleve që krijonte", shkruan Topalli.
O zhelfin tani ke filluar ti të lefësh. Deri dje ti ngrite dorën për ta bo kryetar partie lylyshin 7×7=42. Pse ti e paske njof që ishte dështak pse e votove o zhelefin apo tani që të përzuri ti lef pa pushim.
PërgjigjuLene halen Bashe boll ja qite zgrromen
PërgjigjuBasha nje bo*^^ kandari
PërgjigjuPo kjo. ia paska ditur prapesite, te cilat conin ne nderrimin e ministrive prej Lulit dhe paska heshtur!! Luli dhe Berisha jane nje, prandaj kesaj edhe te donte te fliste nuk ia mbante. Nuk fliste se ishte rehat ne postin 2 te shtetit duke qene nje ish bashkepunetore e sigurimit.
Përgjigju