Analisti Arben Meçe komentoi aktualitetin politik të javës në ‘Studio Live’ Report Tv me Arbër Hitajn. Meçe preku fillimisht zgjedhjen e Berishës për diasporën që do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe zëvendësimi i Salianjit me Tomor Alizotin në Elbasan.
'Çudi bën Topalli. Futet në skenë një person nuk e di do ketë energji për të ndjekur diasporën. Me vërte ka PS Taulant Ballën. Por ai çdo ditë ndodhet në emigracion. Energjitë e tij janë në dispozicion të misionit. Nuk e di nëse është në gjendje Jozefina të bëjë një proces të tillë. Nëse mendojnë se diaspora është lidhja me FB është gabim i madh shumë. Prisja më shumë të ishte Tomor Alizoti që ka dhe moshën. Nuk është e lehtë për një femër të bëjë lëvizje të tilla.'
Sa i përket takimit të Ramës në Selanik, për Meçen ishte i suksesshëm dhe foli në mënyrë korrekte lidhur me Vorio Epirin.
'Ishte një takim i suksesshëm. Ishte dhe kryetari i partisë dhe kryeministri. Në të gjithë fushatë dominoi krenaria kombëtare. Shprehja për Vorio Epirin pati reaksion nga administrata ekzekutive e shtetit grek. Pashë një qëndrim korrekt të kryeministrit të Shqipërisë. Është një term që në grupet ekstremiste greke vazhdon të jetë prezent.'
Ndërkohë , Meçe dha edhe një koment për betejën në SPAK të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës nga qelia e 313.
'Çdo tentativë për të politizuar procesin u pa se nuk prodhoi gjë. Pres që të dy të organizohen dhe të bëhen pjesë e procesit të gjykimit të drejtë dhe transparent. Nëse ky proces i Prokurorisë së Posaçme dhe gjithçka e ka tek ky telefon. Nuk më duket normale që sekretet e shtetit shqiptar janë tek telefoni i Monikës.'
Tek telefoni janë se kështu thotë Monika me Ilirin. Mbani Noc-Rok-telefonin në dorë ju dhe prokuroria se qenin e ngordhur të Monikës do gjeni. Ndërsa macet dhe fëmijët e saj lahen në jacuzzi dhe paguajnë shkollimin në Londër.
Përgjigju