Kryedemokrati Basha u pyet nga gazetarët mbi krijimin e partisë së re nga Jozefina Topalli duke u shprehur se të gjithë që duan të largojnë të keqen nga Shqipëria (Edi Ramën), janë të mirëpritur në PD.
"Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët në një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim. Po vendosim një standart të ri. Nuk dua të paragjykoj asnjë në opozitë me Edi Ramën. Çdokush që do të bëjë të kundërtën, sado që mundohet ta fshehë, nuk do ja arrijë dot. Ftesa ime mbetet për këdo, nuk dua të flasë me emra. Nuk është çështje individësh. Sidomos për ata brenda PD-së. Kjo është një çështje për të larguar Edi Ramën" - tha Basha.
Lajmi kryesor:
13 deputetë jashtë listave, Basha u jep një shans tjetër: Vendimet e komisionit do shqyrtohen nga Kryesia! Lëvizja e re e Topallit? Tenton të mbajë Ramën në pushtet
E.M./ReportTv.al