Jozefina Topalli

Topalli: Meta i përfshirë tërësisht në fushatë, shpresoj mos ta vijojë linjën e konfliktit! Posti i Presidentit ka qënë gjithë kohës vakant

18 Mars 2021, 22:30| Përditesimi: 18 Mars 2021, 22:41

  • Share

Ish kryetarja e Kuvendit dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka komentuar sjelljen e presidentit Ilir Meta pak ditë më parë tek zyrat e FRD-së.

Topalli zbërtheu lëvizjet e Kreut të Shtetit, për të cilin tha se aktualisht është i përfshirë tërësisht në fushatë.

Ajo deklaroi se posti i Presidentit është vakant prej kohësh, madje shprehu edhe shqetësimin se ai mund të vijojë 'linjën e konfliktit' edhe gjatë fushatës.

“Pozicioni i presidentit është vakant prej kohësh. Meta është i përfshirë tërësisht në fushtë. Tërësisht dhe në një mënyrë që nganjëherë të krijon idenë, se mos mendon që linja e konfliktit do ishte një linjë që mund të përvijohet gjatë kësaj fushate? Gjë që s’do ta doja”, u shpreh Topalli në emisioni Opinion.

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkiake, duke hyrë më forcë në zyrat e FRD-së. Kjo ka ardhur pasi sipas tij kërkesa e Bashkisë që FRD të lironte zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 19/03/2021 07:29

    Me je bere si Nexhmije Hoxha po ajo ishte me inteligjente se ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?