Politikë

Topalli në Report TV: Pas 25 prillit, negocioj për qeverinë e re me PD-në me kryeministër jo Bashën, por një 'Mario Draghi' shqiptar! Nëse fiton PS, do bëj opozitë të fortë

13 Prill 2021, 21:04| Përditesimi: 13 Prill 2021, 22:40

  • Share

TIRANË- Me bindjen se Lëvizja Për Ndryshim do jetë një faktor i rëndësishëm politik për krijimin e qeverisë së re, Jozefina Topalli është e qartë në rrugën që do të ndjekë pas 25 prillit. Duke i besuar nuhatjes së saj politike, që thotë se nuk e ka zhgënjyer kurrë, ajo është shprehur e sigurt, se asnjë nga 2 partitë e mëdha, PD-PS nuk do marrë dot votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, e nisur nga kjo, Topalli ka zbuluar në Report Tv që do të negociojë me demokratët. Megjithatë, ka një kusht, që Basha të mos jetë kryeministër, por Shqipëria të ketë një 'Mario Draghi' shqiptar. Nëse fiton PS-ja, Topalli e përjashton si mundësi bashkëpunimin me ta, por thotë se do të bëjë opozitë të fortë kundër Edi Ramës dhe personave që e mbajnë atë në pushtet.

"Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-së për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramën dhe atyre që e mbajnë në pushtet", tha ndër të tjera Topalli në studion e Report Tv. 

Për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, 3 kryetarët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta, druhen nga marrëveshjet e fshehta me njëri-tjetrin. E ftuar në 'Repolitix' në Report Tv, Topalli tha se Rama synon thyerje me Bashës dhe Metës, ndërkohë nga ana tjetër, ky i fundit i druhet një pakti të fshehur mes tij dhe kreut të qeverisë.

"3 kryetarët dyshojnë për njëri-tjetrin. Rama dyshon që Lulzim Basha me të cilin ka bërë një marrëveshje, do që të ketë thyerje mes Bashës dhe Metës, meta dyshon që Basha do të hyjë në qeveri me Ramën. Po ndodh ajo që Rama ka thënë se kjo është një lojë shahu", tha Topalli.

Përballë gazetarit Denis Minga, Topalli u shpreh e bindur se Meta po merret me fushatën e LSI-së, e sipas saj, këtë nuk po e fsheh aspak.

"Meta merr pjesë në zgjedhje dhe këtë e dinë të gjithë, vendi i presidentit është vakant se presidenti është në fushatë dhe nuk e fsheh këtë", tha ajo.

"Lufta" e Lëvizjes për Ndryshim është pikërisht kundër këtyre 3 kryetarëve të partive, të cilët Topalli,  i cilësoi si "elefantë të politikës", duke bërë akuzë të fortë duke thënë që qëndrojnë ' grupe të fuqishme ekonomike dhe grupe të të fortësh'.

"Është një fushatë atipike se jetojmë në një kohë jo normale dhe ka ndryshuar në shfaqjen e fushatës, atipike se kanë mbizotëruar 3 persona, jo 3 parti, ndryshe se ka një përpjekje për të hyrë në skenën politike shqiptare lëvizje të reja, duke patur përballë 3 elefant me grupe të fuqishme ekonomike dhe grupe të të fortësh. Ato kanë pushtetin ekonomik dhe politik, herë në sipërfaqe dhe herë në mënyrë të fshehur këtë e dinë të gjithë, kam folur në parlament prej 7 vitesh, për një fenonim që ka krijuar një përshtjellim të të tërë. Lëvizja për Ndryshim e ka pasur të qartë që në fillim që ka qenë një sfidë, po dhe politika ka vështirësitë e veta dhe po nuk bëre beteja nuk mund të shpresosh për ndryshim. Bëhet fjalë për Ramën, Bashën dhe Meta", tha Topalli. 

 

Ora 22:00
'Shtojë e Ramës'/ Topalli në Report Tv: I bëj nder të djathtës se PD-ja nuk e rrëzon dot PS, as bashkë me LSI

 

Mes akuzave se Lëvizja për Ndryshim, është krijuar për të favorizuar kryeministrin Edi Rama, Jozefina Topalli thotë se partia e saj ndihmon demokratët.

"Është një punë e përditshme e Bashës, mesazhi që  ua çon struktura dhe në media,  sepse konsideron armikun kryesor Lëvizjen për Ndryshim dhe Topallin, për mua kjo është qesharake. Ne po i bëjmë nder të djathtës, se PD as bashkë me Metën nuk e rrëzojnë Ramën, dhe u duhen mandatet e një lëvizje të re", tha Topalli.

Ora 21:52
Fushata elektorale/ Topalli: Rama po përdor vaksinimin, Basha numrin e viktimave nga COVID, deri këtu shkojnë për të marrë pushtetin

 

Për Jozefina Topallin, fushata elektorale është përtej njerëzores nga 2 partitë e mëdha, ku nga njëra anë, sipas saj PS po përdor vaksinat, e ndërsa PD-ja numrin e viktimave nga COVID.

"Po përdor numrin e atyre që kanë humbur jetën Rama vaksinimit, të dyja janë të drejta. Shumë mirë që kanë ardhur vaksinat, po bën detyrë, por edhe të përdorësh numrin e atyre që janë ndarë nga jeta, nuk më duket njerëzore dhe as etikë, janë të pamëshirshëm në fushatë. Tregon se deri kur arrijnë për pushtetin e tyre politik, bëhen të frikshëm, nuk kanë kufij", tha Topalli.

Ora 21:32
Topalli: Pas 25 prillit, negocioj me PD me kryeministër jo Bashën, por një 'Mario Draghi' shqiptar! Nëse fiton PS, do bëj opozitë të fortë

 

Pritshmëritë e Jozefina Topallit nga këto zgjedhje janë që Lëvizja për Ndryshim do të jetë një faktorë i rëndësishëm politik  në formimin e qeverisë. Megjithatë, për këtë ka një kusht, kryeminisër nuk duhet të jetë as Edi Rama, as Ilir Meta dhe as Rama. Ajo shprehet se është e gatshme që të negociojë me PD-në pas zgjedhjebe, por jo me Bashën kryeministër.

"Do sjellë shumë surpriza, për disa që mendojnë dhe skepticizëm, nuk e shoh vetëm të Shkodra dhe Tiranë. Unë besoj se nuk do më gaboj nuhatja politike, e di që vendimi që kemi marrë është një vendim i vështirë. Por kur ke vullnetin dhe përkushtimin dhe ia del. Në Dibër janë disa kandidatura, po flas për numrin e parë të listës, ajo është një politikane e lindur përballë Xhelal Mziut, dibranët janë të mençur. Besoj se do të marrim aq mandate se të bëhemi faktor. Mendoj që asnjëra prej palëve nuk mund të qeverisë e vetme, ne mund të jemi një faktor dhe pastaj i mbetet negociatat dhe më pas negociatat do të ishin me të djathtën, se ne jemi një lëvizje e djathtë dhe unë jam e djathtë. Nuk përfytyrojë që të bëhet negociata për emra, ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të ri zgjedhjes. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-së për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramën dhe atyre që e mbajnë në pushtet", tha Topalli.

Ora 21:29
Topalli në Report Tv: Basha, Rama, Meta kanë frikë nga marrëveshjet e fshehura me njëri-tjetrin

 

Për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, 3 kryetarët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta, druhen nga marrëveshjet e fshehta me njëri-tjetrin.

"3 kryetarët dyshojnë për njëri-tjetrin. Rama dyshon që Lulzim Basha me të cilin ka bërë një marrëveshje, do që të ketë thyerje mes Bashës dhe Metës, meta dyshon që Basha do të hyjë në qeveri me Ramën. Po ndodh ajo që Rama ka thënë se kjo është një lojë shahu", tha Topalli.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jim: 13/04/2021 23:03

    Do ti beje nder vetes Po te rrije je shtepi si gjyshe se per tjeter gje nuk je! Ke qene ne pushtet dhe te kemi pare se cfar bere! Kercenoje njerzit nga tv se do i vrisje kush ishte kunder Berishes Se vendi nen qeverisjen e tij ishte parajse se ja kalonte edhe Gjermanise Go to hell!

    Përgjigju
  • Pd e vjeter: 13/04/2021 22:11

    Kur ishe ne pushtet i bere opozite popullit se ps-ja te ha me pune e vepra, s'ke shans t'i besh opozite partise socialiste se ju ish-pd-ista vetem per shkaterrim shquheni. Mos u ngrehos kot, apo ben fushate te marresh vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?