BALLSH- Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi zyrtarizoi partinë e saj politike, 'Lëvizja për Ndryshim' ka nisur edhe aksionin, ku ka zgjedhur grevën e urisë së naftëtareve të Ballshit për t'i bërë thirrje Ramës që mos të bëjë sikur nuk shikon, apo nuk dëgjon.
'Prej shumë ditësh 10 gra kanë nisur një grevë urie. Ato kërkojnë një të drejtë të tyre themelore. Shpërblimi për punën e kryer është një e drejtë e tyre dhe një detyrim për t’u respektuar nga shteti Shqiptar. Kryeministri i vendit nuk mund të bëjë sikur nuk i shikon dhe nuk i dëgjon e aq më pak të vendosi kushte. Padrejtësia ndaj naftëtarëve ka vetëm një origjinë që është korrupsioni', shkruan Jozefina Topalli.
Në postimin e saj në Facebook, Topalli ka shkruar se të rinjtë e 'Lëvizjes për Ndryshim' kanë qenë sot në Ballsh dhe se naftëtarët kanë nevojë për mbështetje.
'Të rinjtë e Lëvizjes për Ndryshim ishin në përkrahje të tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje. Shkelja e të drejtave të naftëtarëve është shkelje e të drejtave të njeriut', përfundon Topalli shkrimin e saj.
O zhelefina o palaço po kush e çoi rafinerin e naftës në ktë gjëndje nuk e çoi partia jote qenef wc pd në ktë gjëndje. Nuk e ngrite dhe ti dorën për privatizimin koruptiv. Pra ti që ke ngrit dorën pro për ktë korupsjon nuk quhrt. Tani ti ke ngel pa llokëm e po sulmon me kap ndonjë llokëm o zhelefin palaço. Po po qe populli idjot le ta japin votën e në të sëmës shkofshin.
PërgjigjuTopalli, kush ja shiti rafinerin privatit??????? Apo harrove??????? Ke qene aty kur e kane bere!!!!!!!! Mos shit re ne pantallona se do te tregosh se Rama s'po pergjigjet, e ka thene, te dalin dhe te bisedojne!!!! Kur punon per privatin, mund ta hedhesh ne gjyq, apo kan frik se gjykatesit qe keni ven ju s'do u japin te drejte atyre zonjave???? pastaj pse s'ndenjen burrat??? apo gjithmone nga grate presin!!!!! te rrinin ata ne greve!!!!!!
Përgjigju