TIRANË- Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve për të skualifikuar Ilir Rusmajlin, ish- ministrin e tyre nga KQZ-ja e re.
Akt të turpshëm e quan Topalli, duke vlerësuar maksimalisht figurën e Rusmailit si një nga mendjet më brilante të PD-së. Për Topallin, kjo votë i kujton marrëveshjen e 2017.
"Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames)
Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .
Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta", shkruan Topalli.