Ish-futbollisti i Teutës Dejvi Bregu, i cili tashmë luan me Boluspor në Turqi, është shpallur ‘Topi i Artë i Superligës’ për vitin 2021. Këtë çmim vlonjati e mori duke patur parasysh se në sezonin e kaluar fitoi ‘Këpucën e Artë’, por edhe titullin kampion me Teutën.
Çmimi u akordua nga FSHF në bashkpunim me RTSH-në ku votuan trajnerë dhe gazetarë. Bregu ishte gjithashtu në formacionin më të mirë të vitit ku repartin e sulmit e përbënte me Agim Ibrahimin dhe Jasir Asanin.
Në portë më i miri i vitit të kaluar u përzgjodh gardiani i Tiranës Visar Bekaj, ndërsa repartin e mbrojtjes e plotësuan Gurishta dhe Adili i Vllaznisë, Belica i Partizanit dhe Hoxhallari i Tiranës. Në mesfushë sipas votimit dy prej tre futbollistëve ishin të Laçit, me Lushkjën dhe Shehun, ndërsa raportin e plotësoi Aleksi i Teutës.
Ndër të tjera Marsel Ismailgeci i Tiranës mori çmimin si talenti i vitit dhe Megi Doçi u shpall ‘Topi i Artë’ për femra.