Politikë

Topi në ‘Repolitix’: Berisha e di dhe vetë që nuk mund të ribëhet kryeministër! Gabimi që bëri me mbledhjen e firmave dhe strategjia që po përdor duke mos shkuar në Kuvend e seli

25 Nëntor 2021, 22:34| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 23:04

  • Share

TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.

“Basha ka Kryesinë se një pjesë është kujdesur që ta emërojë, ka mazhorancën e grupit parlamentar, por këtu është si puna e bursës, në rast se dikush do shkojë nga Berisha, të jeni të sigurt që do  e Berisha e di dh braktisin anijen e Bashës” tha Topi.

Në emisionin ‘Repolitix’ në report Tv, përballë gazetarit Denis Minga, Basha e quan thjesht një deklaratë për konsum publik, zotimin e Berishës se do rikthehet si kryeministri i Shqipërisë, kjo sepse sipas tij edhe vetë Berisha është i vetëdijshëm që nuk mundet dot.

“Ai tenton që ta përqendrojë, trajektorja e tij intensifikohet, gjuha e tij bëhet më e ashpër, më kujton gjuhën e Berishës kur ishte kryeministër, programi minumimi është rimarrja e PD, ai nuk mund të shkojë më tej, kur thotë aspiroj për kryeministër e bën për konsum të njerëzve se ka shumë arsye, dhe ai verë e kupton që nuk mund të shkojë atje”, tha ish-presidenti.

Ai ka dhënë edhe arsyet pse sipas tij, Berisha nuk është parë as në Kuvend e as në selinë blu.

“Ai është mjek, ka kulturë mjekësore dhe e njeh mirë teorinë e dominantitn, dominanti për të nuk është as parlamenti dhe as Godina ku janë vendosur dusa njerëz që në mazhorancë nuk janë më të, ai po tenton që të krijojë nëj dominantë jashtë këtyre godinave dhe po tenton që asaj jashtë të kapë dhe selinë dhe Kuvendin”, shtoi ish-presidenti, teksa tregon gabimin e Berishës me mbledhjen e firmave.

“Ky është një handikap (mbylljes në kasafortë), nëse ka pasur disponibël 4200 firma mund të ishte organizuar që zyrat noteriale në qytete ato vullnete mund të deklaroheshin si deklarata noteriale”, tha ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 25/11/2021 22:57

    O Sali o shpellar kuptoje qe je shume i neveritshem je idiot,kriminel i ke te gjitha veset e nje arroganti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?