Deklaratat e një ish-admirali turk se Ankaraja zyrtare ndikoi në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës , janë hedhur poshtë edhe nga Bamir Topi, që ishte president në atë kohë. I ftuar në "Repolitix" Topi tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të Turqinë në këtë marrëveshje duke konfirmuar atë që dhe kryeministri Edi Rama tha më herët gjatë ditës së sotme. Bamir Topi tha se kur flitet për marrëveshje të tilla të ndjeshme duhet që negociatorët të jenë njerëz të besueshëm që kalojnë në filtra të institucioneve të larta dhe jo filtra politikë.
"Në mënyrë absolute jo në dijeninë time, në asnjë rast dhe në asnjë nuancë të mundshme. Me përgjegjësinë e autoritete që kam pasur nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe unë e kam dëgjuar për herë të parë këto ditë. Problemet kanë qenë të tjera në atë kohë. Në marrëdhëniet me presidentin ka qenë historia e plotfuqishmërisë për delegacionin deri një fazë grupi negociator mund të konsiderohet teknik deri sa të vij në moment që të vijë të negociohet në nivel politik. Deri në nivelin politik vazhdimi i negociatave pa marrë plotfuqinë nga presidenti nuk ka qenë kushtetuese. Ajo është rrëzuar në procedurë pasi nuk ka qenë kushtetuese, nuk kaloi dot as në parlament dhe as në komision. Problemi duhet ndarë pasi kur flasin ekspertët dhe kanë shumë argumente teknikë, kur flasin politikanët bëjnë debat politik, kur flet një institucion i lartë flet për procedurë. Vërejtja nga unë ishte se një marrëveshje kaq e ndjeshme së pari duhet të kishte firmën e presidentit dhe çdo fazë duhet të kalonte në filtër dhe për qeverinë filtri është komisioni për politikën e jashtme. Fakti që nuk shkoi kështu tregoi se kjo ishte një procedurë kushtetuese e gabuar. Në çdo kohë që do të bëhet një negociatë duhet të kemi besim të plotë te njerëzit që kemi zgjedhur dhe këto njerëz duhet të kalojnë në filtra shumë të rëndësishëm të profesionalizmit dhe jo politike, por që vijnë nga institucione dhe se këta njerëz janë kredibël", tha Topi.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja', Bamir Topi në 'Repolitix': Sajesë politike për të futur sërish në lojë opozitën! Ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen me detin? Absolutisht jo
//ReportTv.al