Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbrëmjen e djeshme se topi tani është në fushën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta thotë mendimin e tij pa pritur ku do ta çojë lideri demokrat topin.
"Nuk e di si mendoni ju unë kam mendimin tim që nuk do ta them, le të presim ata që kanë topin të thonë se ku do të çojnë topin, do e nxjerrin nga stadiumi, do e kapin apo do të thonë topin e kam unë penalltinë do ta gjuaj unë.
Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do të gjuhet por do të mbahet poshtë fanellës. Nuk e dimë si do të shkojë procesi, ajo që dimë është që ne nuk e kemi harruar që ka edhe një opozitë tjetër këtu dhe procesi do të vazhdojë duke ndarë draftin e marrëveshjes me ju" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Opozita bllokon depolitizimin! Rama: Për fat të keq i pamundur! PD-së i lamë në dorë teknologjinë, presim ku do ta çojë topin Basha
//ReportTv.al