Politikë

Topollaj: Skandali i garës Olldashi-Basha, ata që kontrollonin listat u siguruan që të votonin 15-vjeçarët për Lulin, asnjë anëtar i vjetër nuk kishte emrin

8 Qershor 2021, 23:14| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 23:17

  • Share

Gara brenda PD ka pasur përplasje të shumta mes kandidatëve në garë dhe Lulzim Bashës duke e akuzuar se po mban të fshehta listat e emrave të anëtarësisë. Për Fabian Topollaj kjo është një déjà vu pasi edhe në zgjedhjet e 2013 kur në garë Basha ishte me Sokol Olldashin ka ndodhur e njëjta gjë.

Topollaj tha në Repolitix se ai ishte përfaqësues i Sokol Olldashit dhe se ai vuri re që asnjë nga anëtarët e vjetër të PD nuk e kishin emrat për të votuar, kjo pasi ata që kontrollonin listat u siguruan që të vendosnin emrat e 15-vjeçarëve dhe atyre që do të votonin për Lulzim Bashën.

“Ajo që është duke ndodhur në PD është një déjà vu e dy herëve të tjera. PD nuk ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e saj as në 2013 dhe as në 2017. Nëse në 2013 besuam se do të kishte një proces zgjedhor ku do të merrte pjesë e gjithë anëtarësia e pamë me sytë tonë se çfarë ndodhi. Unë isha përfaqësuesi i Sokol Olldashit në Tiranë dhe e dija që ke dera se kush e kishte emrin te lista e votuesve dhe kush jo, dhe të gjithë anëtarët e vjetër nuk e kishin emrin në listë pasi ata që kontrollonin procesin ishin kujdesur që të votonin vetëm ato që votonin Bashën. Kur shikoja 15-vjeçaret e dija që  e kishin emrin në lista dhe isha i bindur për të votuar Bashën. Nuk mund të ketë proces zgjedhor kur kandidatët nuk njohin votuesit, kur ata nuk e dinë kush është baza kush do të votojë për ata, kujt do i drejtohen po të mos dinë se kush do votojë. Ajo që po ndodh sot në PD është një déjà vu. Basha sërish nuk po i jep listat e kandidatëve dhe nëse ata që janë në garë i kanë pranua këtë rregull është çështja e tyre“, tha Topollaj.


Lajmi kryesor:

Alimadhi nuk shkarkon Metën: Nëse del se presidenti ka bashkëpunuar me rusët mund të ndryshoj mendje! Gazetari Doçi: Mund të japë dorëheqjen


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?