Sport

Torino zhyt Milanin, Rayo Vallecano turpëron Realin, ngec Bayerni

29 Prill 2019, 10:21| Përditesimi: 29 Prill 2019, 10:32

  • Share

Torino mposht Milanin 2-0 dhe nxjerr kuqezinjtë jashtë zonës Champions. Në stadiumin “Olimpico” Milani i Gatusso-s zhytet në pjesën e dytë. Vendasit e zhbllokuan sfidën në minutën e 58-të me golin e Andrea Belottit me penallti ndërsa dyfishoi 10 minuta më vonë Berenguer. Torino e mposht dhe e parakalon Milanin në renditje duke mbajtur vendin e 5-të me 56 pikë ndërsa kuqezinjtë janë 2 pikë larg Romës së vendit të katërt.

Fitore që mban gjallë shpresat për Champions ishte edhe ajo që siguroi Lazio ndaj Sampdorias në transfertë. Bardhekaltërit fituan në “Marassi” 2-1 falë dygolëshit të sulmuesit  Felipe Caicedo që tundi rrjetën në minutat 3 dhe 19-të. Strakosha dhuroi një tjetër paraqitje të mirë por u dorëzua përballë Quagliarela që shënoi për Sampdorian.

Rayo Vallecano turpëron Real Madrid. Rayo fitoi derbin e vogël 1-0 falë një penalltie të shndërruan në gol nga Embarba në pjesën e parë. Los Blancos pësojnë humbjen e dhjetë sezonale gjë që nuk ndodhte prej 15 vitesh.

Në Bundesligë Bayern Mynih  nuk shkon dot më shumë se një barazim 1-1 me Nurenbergun dhe humbet mundësinë për tu shkëputur në krye. Gnabry barazoi për bavarezët që janë vetëm 2 pikë larg Dortmundit.

Në paqe përfundoi përballja e Championsit në “Old Traford” mes Manchester United dhe Chelsea-t. Marcos Alonso iu përgjigj golit të Matës me londinezët që mbajnë vendin e katërt. /Përgatiti Andi Kapxhiu

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?