Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën, duke vrarë shumë njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet të martën, më 21 maj.
Pamjet nga qyteza Greenfield shfaqin rrënimin e madh që ka shkaktuar tornadoja, shtëpi të bëra rrafsh me tokën dhe rrënoja gjithandej.
“Mund të konfirmojmë se ka shumë viktima nga kjo tornado”, tha zëdhënësi i policisë së zonës.
Për shkak se spitali i qytezës kishte pësuar dëme nga stuhia, të lënduarit u dërguan në spitalet e qytezave më të afërta për të marrë ndihmën e parë.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së kishte bërë disa paralajmërime për tornado për shumicën e Ajovivës dhe për disa shtete në afërsi.