Tornadot godasin SHBA, 14 persona humbin jetën! Mijëra familje pa energji elektrike 

26 Maj, 22:18| Përditesimi: 26 Maj, 22:41

  • Share

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e tornadove që goditën orët e fundit zona të ndryshme të SHBA-së qendrore, në të ashtuquajturën rrugica e Tornados. 

Sipas mediave të huaja, numri i personave që kanë humbur jetën janë kryesisht në Arkansas, Oklahoma dhe Teksas, ku qarqet Denton dhe Cooke ishin ndër zonat më të goditura.

Autoritetet raportuan gjithashtu se dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe mijëra qytetarë janë pa energji elektrike.

Sherifi i Qarkut Cooke Ray Sappington tha se lëndimet e shumta ngrenë frikën se numri i viktimave mund do të rritet. 

"Ne jemi ende në fazën e kërkim-shpëtimit. Shpresoj se mund të gjejmë disa të mbijetuar", tha Sappington.

Autoritetet raportuan gjithashtu se dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe mijëra qytetarë janë pa energji elektrike për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?