Tortë cheesecake për Shën Valentin
Përbërësit:
- 220 gr biskota të thata
- 80 gr gjalpë
- 1 majë luge kripë
- 250 gr krem djathi
- 250 gr kos me luleshtrydhe
- 120 gr sheqer
- 300 ml pana e freskët
- 20 gr xhelatinë
- Reçel për shije dhe dekor
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë biskotat. Shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat me pak kripë. Masën e biskotave dhe gjalpit e vendosim në një tavë me formë me letër furre dhe e lemë të pushojë për 1 orë në frigorifer. Ndërkohë në një enë hedhim kremin e djathit, shtojmë sheqerin dhe kosin e frutave, punojmë gjithçka për të marrë një masë homogjene. Paralelisht në një tenxhere ngrohim gjysmën e panës, shkrijmë brenda xhelatinën e zbutur më parë në ujë dhe e lëmë të ftohet.
Panën e mbetur e shtojmë tek kremi i djathit i punuar me sheqerin dhe kosin. Shtojmë më pas xhelatinën e ftohur, e trazojmë mirë të gjithë masën të cilën e shtrojmë në tavë mbi bazën e biskotës. E nivelojmë mirë dhe e vendosim sërish në frigorifer. Në fund e dekorojmë tortën me reçel (të cilin e vendosim në një qese pastiçerie) dhe me fruta të kuqe sipas dëshirës.