Receta

Tortë e kripur e Pashkës nga zonja Albana

15 Prill, 11:57| Përditesimi: 15 Prill, 12:00

  • Share

Tortë e kripur e Pashkës

Përbërësit:

  • 2 petë sfoljatë
  • 600 gr spinaq
  • 300 gr gjizë
  • 80 gr djathë kaçkavall
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 6 kokrra vezë
  • Kripë, piper i zi, arrë moskat
  • Koper, majdanoz, nenexhik

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë spinaqin (gjethen e lëmë të pa prerë). Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zjerë, shtojmë në të spinaqin dhe e vlojmë për 2 minuta. Më pas e vendosim në ujë të ftohtë dhe e shtrydhim mirë. E vendosim në dërrasën e punës dhe e grijmë hollë. Në një tigan shtojmë vajin e ullirit, 3 thelpinj hudhër dhe kaurdisim për 2 minuta spinaqin. E largojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë dhe erëza të freskëta majdanoz, koper apo nenexhik. Shtojmë më pas tek spinaqi gjizën pa kripë, djathin e grirë hollë dhe 1 kokërr vezë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë kremoze. Vendosim një petë sfoljatë në një tepsi rrumbullake. E shpojmë petën me pirun me qëllim që të mos na fryhet. Shtrojmë spinaqin e përgatitur mbi petë duke e niveluar mirë atë. Më pas me ndihmën e kurrizit të lugës bëjmë 5 gropa nëpër spinaq. Në çdo gropë hedhim nga një vezë të plotë. Presim petën e dytë me diametrin e tepsisë me qëllim që të mos na bëhen anët e trasha. E shpojmë me pirun më parë se ta vendosim në tavë. E vendosim me kujdes që të mos prishen të verdhat e vezëve. Mbledhim anët si një lakror dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?