Tortë festive në pak minuta nga zonja Albana

21 Dhjetor 2022, 11:12| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:13

  • Share

 

Tortë e kuqe

Përbërësit:

  • 2 e ½ fç miell
  • 1 lgj kakao
  • 1 lç sodë
  • 1 lç kripë
  • 1 lgj uthull
  • 1 fç dhallë
  • 1 e ½ fç vaj
  • 1 lk ngjyrues
  • 2 vezë

Për kremin:

  • 125 krem djathi
  • 125 gr gjalpë
  • 1 bustinë vanilje
  • 3 fç sheqer pluhur
  • 125 gr pana ëmbëlsire

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë vajin, dhallën dhe uthullën. Më pas shtojmë pak kripë, sodën e bukës, kakaon dhe miellin duke e situr, në fund shtojmë ngjyruesin. E trazojmë mirë brumin e ëmbëlsirës dhe e vendosim në një tavë rrumbullake. Lemë pak brumë mënjëanë të cilin e vendosim në një tavë të vogël. Ky brumë do të na nevojitet për ta grimcuar dhe për të bërë dekorimin e tortës. E vendosim bazën e tortës të piqet në furrë të parangrohur.

Ndërkohë përgatisim kremin duke rrahur fillimisht panën e ëmbëlsirës derisa të bëhet e fortë. Më pas rrahim me tel elektrik në një tas tjetër kremin e djathit së bashku me gjalpin, sheqerin pluhur dhe vaniljen. I bashkojmë të dy masat bashkë dhe me kremin bëjmë dekorimin e tortës sipas dëshirës. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me pjesë nga brumi i thërrmuar si dhe me kokrra shege.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?