Receta

Tortë me krem limoni nga zonja Vjollca

8 Qershor 2021, 12:07| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 12:08

  • Share

Tortë me krem limoni

Përbërësit:

4 vezë

120 gr sheqer

100 ml qumësht

40 ml vaj bimor

220 gr miell

1 pako pluhur pjekës

1 limon

Kremi

500 ml qumësht

2 të verdha veze

70 gr sheqer

40 gr niseshte misri

1 limon

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kremin e limonit. Në një tigan salce vendosim 2 të verdha veze dhe sheqer I përziejmë sëbashku sheqerin me vezën deri sa sheqeri të fillojë të shkrijë. Shtojmë niseshten ( 2 lugë gjelle) dhe vazhdojmë përzierjen dhe lëkurën e limonit, 500 ml qumësht duke I përzjerë vazhdimisht përbërësit e kremit vendosim tiganin në zjarr duke përzjerë vazhdimisht kremin deri sa konsistenca të lidhet mirë e të marrë valë. Transferojmë kremin në një tas qelqi dhe më pas e mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.

Baza

Ndërkohë në një tas vendosim 4 vezë të plota dhe sheqerin dhe I përziejmë me rrahëse elektrike deri sa sheqeri të shkrijë 2-5 minuta dhe 100 ml qumësht dhe vazhdojmë përzierjen, vaj, miellin pak nga pak, vazhdojmë përzierjen, pluhur pjekës, lëkurën e limonit dhe I përziejmë mirë sëbashku. Lyejmë një tepsi me përmasat 30x32 cm me gjalp e pudrosim me pak miell dhe shtojmë si bazë gjysmën e brumit që përgatitëm, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë Celsius për 10-15 minuta. Pasi baza të jetë pjekur shtojmë kremin e limonit e nivelojmë mirë e mbi të krem shpërndajmë 1/2 e brumit të mbetur e nivelojmë mië e mbi krem shpërndajmë 1/2 e brumit të mbetur e nivelojmë atë dhe mirë dhe vendosim përsëri tepsinë në furrë për 15 minuta të tjera në temperaturë 175 gradë Celsius. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet e më pas e pudrosim me sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?