Tortë me miell misri pa gluten nga zonja Vjollca

21 Tetor 2020, 11:47| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 11:48

  • Share

Tortë me miell misri pa gluten

Përbërësit:

3 kokrra vezë

170 gr sheqer

150 gr kos

100 ml vaj

lëkura e 1 limoni

180 gr miell misri

100 gr niseshte patate

vanilje

1 pako pluhur pjekës

sheqer pluhur

Përgatitija:

Në një tas fillimisht rrahim vezët  me sheqerin deri sa vezët të zbardhen dhe të rrisim volumin. Shtojmë kosin, lëkurën e limonit, vajin dhe vazhdojmë përziejmë duke shtuar në të miellin e misrit, niseshten, vaniljen dhe pluhur pjekës, I përziejmë mirë me tel dore, transferojmë burmin në një tavë me decimetër në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. E nxjerrim nga furra duke e lënë të ftohet. Pasi të jetë ftohur mund të pudrosim me sheqer pluhur.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?