Receta

Tortë pranverore Mimoza nga zonja Albana

7 Mars, 11:59| Përditesimi: 7 Mars, 12:02

  • Share

Tortë pranverore Mimoza

Përbërësit:

Baza e tortës:

  • 130 gr miell
  • 110 gr niseshte
  • 240 gr sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • 8 vezë
  • Pak kripë
  • Lëkurë limoni

Sherbeti:

  • 140 ml ujë
  • 80 gr sheqer

Kremi i pastiçerisë:

  • 170 gr sheqer
  • 5 të verdha vezësh
  • 500 ml qumësht
  • 50 gr niseshte misri
  • 1 bustinë vanilje
  • 120 ml pana

Përgatitja:

Rrahim vezët për rreth 20 minuta derisa të bëhen krem, më pas shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim derisa të rritet volumi i vezëve. Shtojmë miellin dhe niseshten e situr dhe e trazojmë lehtë me telin e kuzhinës në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Në fund shtojmë lëkurën e grirë të nje limoni. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe shtojmë masën e brumit. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin. Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në një enë të vogël me qumësht tresim niseshten dhe vaniljen dhe e shtojmë tek vezët. Vendosim qumështin të ngrohet në zjarr të ulur dhe sapo qumështi të vaket pak shtojmë vezët dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. E lemë kremin të ftohet plotësisht. Rrahim panën në marengë të fortë dhe pasi kremi të jetë ftohur shtojmë gjysmën e marengës. Pandispanjën pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e presim horizontalisht. Sherbetosim njërën pjesë, ndërsa tjetrën e presim në kubikë të vegjël ose e thërrmojmë me duar për të krijuar idenë e mimozave. Mbi bazën e padispanjës vendosim kremin e pasticerisë, e nivelojmë mirë dhe më pas vendosim pjesën e marengës. Sipër e dekorojmë me pandispanjën e thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?