Sport

Toska, bodybuilder-i që shpalli Shqipërinë kampione Europe flet për Report Tv: Anglezët u mërzitën, donin të festoja me flamurin e tyre

5 Tetor 2021, 12:11| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 12:27

  • Share

Rei Toska është sportisti i radhës që bën krenarë shqiptarët, pasi në Londër 32-vjeçari është shpallur kampion Europë në bodybuilding, disiplina e fizikut klasik. 

Rei Toska: ‘Kemi qenë rreth 25 shtete nga e gjithë Europa. 1 nga konkurentët e mi të fortë ishte rusi Aleksandër, që kishte një fizik shumë të mirë, jemi ndarë për shumë pak. Konkurova në dy disiplina në klasik-fizik dhe mens-fizik. Në klasik-fizik dominova me një diferencë të madhe, ndërsa në mens-fizik jemi ndarë për shumë shumë pak, pasi rusi ishte në një formë shumë të mirë.’

Bodybuilder-i shqiptar ka garuar në të njëjtën ditë me boksierin Florian Marku dhe të dy bënë shumë krenar vendin.

Rei Toska: ‘Unë dhe Floriani kemi garuar në një ditë. Të dy kemi dalë me medalje dhe ka qenë koicidencë shumë e veçantë edhe për vendin tonë. Jam shumë i lumtur që të dy vendet e para shkuan për Shqipërinë.’

Për Rei Toskën shteti anglez ka shfaqur interes që të garojë me flamurin e tij, por shqiptari thotë se e ka bërë njëherë atë zgjedhje.

Rei Toska: ‘Besoj që shteti britanik kërkon gjithmonë vlera dhe kërkon figura që dalin në nivele kombëtare. Kam patur një mbështetje shumë të madhe prej tyre, por pavarësisht kësaj dhe faktit që shumë gazetarë anglezë nuk u ndjenë mirë kur ngrita flamurin shqiptar, do garoj gjithmonë kuqezi.’

Gara e ardhshme ku Rei Toska do të marrë pjesë është në vitin 2022 për Botërorin që zhvillohet në nëntor në Toronto të Kanadasë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anna: 28/12/2021 17:21

    Bravo Rei sportist si ty i duhen Shqiperise.Je krenari e vendit.Jo cdo kush lodhet per te ngritur flamurin ne arena boterore????????.injoranteve fuck off

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?