Lewis Hamilton dhe Toto Wolff

Toto Wolff zgjat marrëveshjen me Mercedes! Beson se Hamilton do rikthehet te titulli i F1

16 Janar, 21:32| Përditesimi: 16 Janar, 21:33

  • Share

FORMULA 1- Toto Wolff zgjat marrëveshjen me Mercedes dhe beson se Hamilton mund të rimarrë titullin në sezonin e ri të F1. Zgjatja tre vjeçare i jep fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij. Drejtori i ekipit synon t'i japë Hamiltonit një makinë që mund t'i besojë, për ta çuar te titulli kampion.

Wolff i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen duke konfirmuar se ka rënë dakord për një kontratë të re për të qëndruar në krye të ekipit edhe për tre vjet të tjerë.

Austriaku ka përsëritur gjithashtu besimin e tij se Lewis Hamilton mund të marrë ende një kampionat të tetë botëror gjatë kësaj periudhe, çka do ishte një rekord në botën e shpejtësisë. 52-vjeçari iu bashkua Mercedesit në vitin 2013, në të njëjtin vit me Hamilton dhe çifti vazhdoi të gëzonte sukses të jashtëzakonshëm.

Mercedes mori tetë tituj radhazi të konstruktorëve midis 2014 dhe 2021 dhe Hamilton gjashtë tituj pilotësh. Wolff është tani një bashkëpronar i ekipit, me 1/3 e aksioneve së bashku me grupin Ineos të Jim Ratcliffe dhe Mercedes.

Skuadra ka luftuar me një makinë jo shumë konkurruese për dy sezonet e fundit, e mposhtur nga Max Verstappen dhe Red Bull që kanë qenë dominues. Drejori i Mercedes tha se rinovimi i ka dhënë motivim për t'u rikthyer në front është më i fortë se kurrë, pasi ai u zotua të qëndrojë si drejtues i ekipit për tre sezone të tjera, duke përfshirë ndryshimin tjetër të madh të rregullores në 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?