Fitorja e Bournemouth

Sport

Premier League/ Tottenham dy ndeshje pa fitore, Bournemouth e mposht 1-0 dhe e parakalon! Fulham 3-1 Brighton

6 Dhjetor, 10:44| Përditesimi: 6 Dhjetor, 11:00

  • Share

Premier League e futbollit në Angli ka mbyllur raundin e 14-të. Te tri pikët kanë dalë Fulham dhe Bournemouth.

Në Londër, Fulham mposhti 3-1 Brighton dhe i jep mundësi vetes për të parë nga zona evropiane, me djemtë e Marco Silva që po zhvillojnë një sezon shumë të mirë. Iuobi shënoi për vendasit pas katër minutave lojë, para se Baleba të barazonte në pjesën e dytë. Duhej O’Riley me një autogol që Fulham të merrte epërsinë dhe sërish Iuobi në fund ‘vulosi’ sfidën.

Në ‘Vitality’ vendasit e Bournemouth fituan 1-0 kundër Tottenham duke surprizuar Spurs. Gol ii Huijsen në minutën e 17-të vendosi ndeshjen, ndërsa Tottenham për të dytën ndeshje radhazi nuk del te tri pikët. Bournemouth me 21 pikë merr vendin e nëntë duke lënë pas Tottenham.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?