Tottenham dhe Manchester United do diskutojnë trofeun e Europa League këtë sezon. Finalja e kompeticionit do zhvillohet më 21 maj në stadiumin e Athletic Bilbaos në Spanjë. Me finalen tërësisht angleze, Premier League zyrtarisht do dërgojë në edicionin e ri të Champions League gjashtë skuadra, pasi fituesi i Europa League shkon zyrtarisht në Ligën e Kampioneve.
Në Norvegji ishte Tottenham që fitoi edhe gjysmëfinalen e kthimit kundër Bodo/Glimt me rezultatin 0-2 dhe merr biletën për në finale. Solanke në minutën e 63 dhe Porro në të 69 ishin autorët e golave. Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 1-5 në dy takime Tottenham shkon në finale.
Në "Old Trafford" Manchester United përmbysi 4-1 Ath Bilbaon dhe me rezultatin e përgjithshëm 7-1 kalon në finale. United nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në Europë dhe është pretendenti kryesor për fitimin e trofeut. Jauregizar në minutën e 31 shënoi për baskët, para se Mount (2x), Casemiro dhe Hojlund të përmbysnin për vendasit.
Gjysmëfinalet e kthimit - 8 maj 2025 ora 21:00
Bodo/Glimt 0-2 Tottenham (1-3)
Manchester United 4-1 Ath Bilbao (3-0)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Komente
