Sport

Tottenham zyrtarizon sulmuesin për 32 mln euro, Milan huazon Suso-n te Sevillia

29 Janar 2020, 13:14| Përditesimi: 29 Janar 2020, 13:19

  • Share

Tottenham ka zyrtarizuar blerjen e dytë në merkato pas Gerson Fernandes. ‘Spursat’, të cilët pak ditë më parë humbën shërbimet e Eriksen, kanë firmosur me futbollistin e PSV Steven Bergwjin. Për blerjen e 22-vjeçarit Tottenham ka shpenzuar 32 mln euro, ndërsa vetë holandezi ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit 2025.

Sakaq Milan ka mbyllur marrëveshjen me Sevillia-n për huazimin e spanjollit Susso. Sot mëngjarashi ka flutuar nga Milano drejt Spanjës aty ku fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Për Susso-n Milan ka pranuar ofertën e Sevillia-s me huazim për 18 muaj, ndërsa në rast se këta të fundit arrijnë Champions League në fund të sezonit do të jenë të detyruar ti pagujnë ‘djallit’ 20 mln euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?