Roma humbi dje 3-1 me Atalantën për javën e 31-të në Serie A. Pas këtij dueli për mediet foli edhe Francesco Totti, legjenda e Romës dhe ish-kapiteni që më parë ka qenë pjesë drejtuese e ekipit.
Duket se Totti ka hedhur edhe njëherë idenë e një rikthimi, duke ftuar drejtuesit që ta telefonojnë për një rikthim në postet drejtuese.
“Duhen dy për të funksionuar një martesë. E di që është një përgjigje banale, por nuk varet nga unë nëse do punoj te Roma. Mendoj se nëse ulemi, pimë një kafe dhe flasim për shumë gjëra, mund të bëhet”, tha Totti për DAZN.
Kujtojmë se dashuria për klubin, fanellën dhe tifozët bëri që Totti të mos largohej nga Roma, duke luajtur vetëm me klubin e Serie A gjatë gjithë karrierës.