Francesco Totti

Sport

Totti e thotë qartë: Në finalen e Championsit do bëj tifo për Interin

23 Maj, 15:54| Përditesimi: 23 Maj, 15:56

  • Share

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka treguar hapur mbështetjen e tij për Interin në finalen e madhe të Champions League kundër Paris Saint Germain, që do të luhet më 31 maj. Në një intervistë për Sky Sport, ish-kapiteni verdhekuq u shpreh i emocionuar për praninë e një skuadre italiane në aktin final të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

“Do të jetë një finale e mrekullueshme. Finalja e Champions League është gjithmonë emocionuese, prekëse dhe e frikshme. Të dyja skuadrat kanë bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm për të arritur deri këtu”, tha Totti.

Pavarësisht respektit për trajnerin e PSG-së, Luis Enrique, të cilin e ka pasur trajner te Roma, Totti e ka të qartë për kë do të bëjë tifo.

“Pa i hequr asgjë Luis Enriques, si italian do bëj tifo për Interin në këtë finale, ashtu siç është e drejtë”, deklaroi ai.

Mbështetja e Tottit për Interin tregon frymën e solidaritetit në arenën evropiane, ku suksesi i një skuadre italiane shihet si triumf për gjithë futbollin italian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?