Prej ditësh tashmë banorët e Divjakës të mbështetur edhe nga deputetët opozitarë protestojnë kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë, ku çdo turist do të paguajë 50 lekë, ndërsa automjetet duhet të paguajnë 150 lekë.
Për aktivistin dhe studiuesin Auron Tare shkuarja e situatës deri këtu është e panevojshme dhe e palogjikshme mbi të gjitha. Në një bisedë me gazetarin Arbër Hitaj në ‘Studio Live’ në Report Tv, Tare thotë se banorët duhet të dëgjohen nga ana e Ministrisë së Turizmit pasi vetëm kështu do të kishte mundësi që projekti për administrimin e parkut të ishte i suksesshëm.
“Unë mendoj që është një përplasje e panevojshme, që vjen nga një lloj arrogance administrative. Një përplasje që mund të ishte vonuar nëse dikush nga Ministria do të kishte folur për një zgjidhje me banorët. Banorët me të drejtë ndihen të ofenduar që t’u kërkohen para për tu futur në një habitat që është i tyre.
Ai trau aty është në një rrugë kombëtare që të çon edhe në det. Parqet kombëtare ruhen nga banorët. Nëse ata nuk i ke është e pamundur që të menaxhosh një park kombëtar. Duhet të jetë komuniteti më i interesuari që iniciativa të funksionojë. Ndaj them që kjo përplasje është e papranueshme dhe e panevojshme. Ministria e Mjedisit duhet të shkojë dhe të bisedojë me banorët. Zgjidhja do të ishte e thjeshtë nëse ka vullnet për ta zgjidhur”, u shpreh Auron Tare për këtë çështje.
Duke folur si ish drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare tha se i vjen keq që plani që u përgatit gjatë kohës që ai drejtonte këto institucione për menaxhimin e plazheve nuk e sheh të implementuar në terren. Sipas tij një pjesë e mirë e plazheve vijon të merren në menaxhim përmes njohjeve apo edhe nga ‘të fortë’
“Ne përcaktuam kushtet se si jep plazhi në mënyrë elektronike, jo me të fortin e lagjes apo me shokun e deputetit. Menduam më shumë se 30% hapësira në plazhet me rërë, edhe më shumë në ato me gurë. Ky plan ishte shumë i mirë. Nuk e shoh të implementuar në terren. Nuk e shoh një gjë të tillë. Ne kur erdhëm në pushtet dhamë fjalën që do të bënim një reformë të tërë në të gjithë bregdetin dhe që të fortët të mos merrnin bregdetin. Por kjo nuk ndryshon”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron Auron Tare.
Në Divjakë dje dhe sot ka pasur edhe tensione. Një ditë më parë ministrja e Turizmit sqaroi se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm. Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij.
Nuk mund te bllokosh rrugen e plazhit per interesa mbasi plazhi eshte prone publike.
PërgjigjuNe malin e dajtit trau ka vite qe eshte vene i marin leket kot se nuk ka asnje investim prandaj dhe ky tra nuk duhet vendosur se po behet vendi mbushur me trate e klone....
Përgjigju