Të brendshme qengji me miell misri
Përbërësit:
- Të brendshmet e qengjit
- 1 palë zorrë
- 1 qepë e thatë
- 3 fç miell misri
- 5 fç buljon i të brendshmeve
- 3 lgj gjalpë i tretur
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi larë zorrët i kemi zjerë dhe më pas i kemi prerë imët. Të brendshmet i vendosim të ziejnë për 10 minuta duke larguar shkumën.
Me pak vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim qepën derisa të zverdhet. Shtojmë të brendshmet, i trazojmë me qepën me lugë druri. Më pas shtojmë dhjozmën, kripën, piperin dhe lëngun e të brendshmeve. I lemë të marrin valë dhe më pas shtojmë miellin derisa lëngu të përthithet. E vendosim në pjatë lugë-lugë dhe sipër shtojmë gjalpë të tretur.