COVID lë bosh shtëpizat e Krishtlindjes në Evropë! Mbyllen tregjet e traditës në Gjermani dhe në shume vende të tjera (VIDEO)

1 Dhjetor 2020, 10:12| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 14:31

  • Share

Sheshet evropiane ku njerëzit zakonisht mblidheshin shtëpizat e vogla të mbushura përplot me njerëz, për të marrë  një gotë verë të nxehtë,  një sandwich me salçiçe apo ëmbëlsira të tjera të shijshme tanimë janë bosh.

Tregjet e Krishtlindjeve, një traditë e çmuar në Gjermani dhe vendet fqinje, i janë shtuar listës së gjatë të traditave vjetore që u anuluan këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëntori pa shumë vende evropiane të vendosnin bllokime të pjesshme ndërsa u shënuan rritje e theksuar e rasteve.

Në shumë vende si Franfurt, Dortmund, Berlin, Dresden, tregjet e Krishtlindjes janë anuluar javë më parë, pasi autoritetet dhe organizuesit dolën në përfundimin se ishte e pamundur që me kushtet e këtij viti, tradita të vazhdonte normalisht.  

 Edhe një nga tregjet më të zhurmshme ai i Nurembergut dhe tradicionalisht një nga më tërheqësit për turistët, u mbyll një muaj më parë.

Disa qytetarë në Berlin u shprehën të zhgënjyer me vendimin, por thanë se shëndeti publik është më i rëndësishëm.

Por, tregjet nuk janë anuluar vetëm në Gjermani. Franca dhe Brukseli gjithashtu kanë njoftuar se këtë vit sheshet kryesore nuk do të mbushen me traditën e përvitshme.

Ndriçimet e Krishtlindjeve janë vendosur që më 27 nëntor 2020 në Strasburg, Franca lindore, por tregu i mirënjohur festiv nuk do të zhvillohet këtë vit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?