TIRANË- Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit, kësaj radhe një tjetër traditë shqiptare bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale. Bëhet fjalë për Trasnumacën, traditën e shtegtimit të bagëtive, që tashmë do të jetë pjesë e UNESCO. Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullosur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë pastorale, festë apo kulinari.
Lajmi i mirë u dha nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila tha Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i mbledhur në Botswana votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore. Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.
“Transumanca në UNESCO! Një lajm i mirë vjen nga Botswana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e @unesco, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri”, shkruan Maragriti.
Transumanca është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje dhe kulinari; një paradë ritesh e festash, lidhur me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim, që tashmë vihen në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartësve të kësaj tradite. Italia, Greqia dhe Austria janë ndër vendet e para që këtë traditë e kanë përfshirë në UNESCO në vitin 2019.
Përfshirja e kësaj tradite në UNESCO do të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe transmetimin nga njëri brez tek tjetri! Po ashtu do të përmirësohen edhe kushtet që kjo praktike ka nevojë për tu zhvilluar në të ardhmen, dmth shënimi i shtigjeve që ndjekin bagëtitë, përmirësimi i kushteve në stanet ku qëndrojnë bagëtitë, etj.
Kjo dosje u hartua nga Ministria e Kulturës me mbështetjen financiare të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Esmeralda Lici, ekspert/koordinator për Jugun e Shqipërisë
Zef Gjeta, ekspert/koordinator për Veriun e Shqipërisë
Suzanne Ogge, ekspert i UNSCO-s
Meri Kumbe, ekspert i UNSCO-s
Bendis Pustina (Ministria e Kulturës)
Sokol Muça (Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore)
Niko Kotherja (Qendra Kombëtare e Veprimtarisë Tradicionale)
Eshte vertet arritje qe po vleresohet kjo tradite kaq e lashte e blegtoreve tane. Ju lutem gazetareve te perdorin fjale shqipe. Fjala transumance nuk ekziston. I thone shtegtari, shtegtaria. Faleminderit.
PërgjigjuFiks me kete po e ploteson rregullin per popuj baritor ne zonen e jugut sic tha edhe ai idioti nga Cuba me prerje puro kubaneze dhe rruletaRuse pra edhe ketu u vertetua popuj delesh sidomos ministria qe ruan delet ! Zona Epirit ne Dyrrachium e kishin per turp tufa delesh mbanin Koke dhie , dhia kafshe e zgjuar , delja simbol servilizimi!
PërgjigjuEh moj margariti çfare arritje,çfare arritje.....po si nuk beri pasuri te veten UNESKO edhe AKADEMINE E BARINJVE TE DHIVE@DELEVE QE ME AQ POMPOZITET E PREZANTUAT DHE HARXHUAT KUSHEDI SA TE ARDHURA....PIKA QE SU BIE PER ARRITJET TUAJA MORE HAJDUTE,VRASES DHENTE KORRUPTUAR BARABAR ME salehunviçidolin
Përgjigju