Në qendër të qytetit të Memaliajt ka marrë jetë muzeu i ri etnografik. Edhe pse është realizuar me një buxhet simbolik, muzeu përfaqëson një pasuri të rrallë për këtë treve. Qytetarët që shkelën të parët në muze patën mundësinë të udhëtojnë në kohë përmes objekteve, veshjeve dhe veglave që flasin për historinë e paraardhësve.
Këtu jane ekspozuar 11 veshje tradicionale që përfaqësojnë të gjitha njësitë administrative të Memaliajt, duke e bërë atë unik në llojin e vet. Po kështu, vegla pune artizanale, stoli të përgatitura me dorë janë pjesë e gamës se objekteve.
“Brenda pak muajsh kemi arritur të çelim dy muze në qytet. Pas muzeut të minierës, ky muze është dëshmi e gjallë e pasurisë sonë shpirtërore e historike, tha Albert Malaj, Kryetar i Bashkisë Memaliaj.
Ndërkohë, pritet të përfundojë së shpejti edhe ekspozimi i veshjes së heroit lokal Tafil Buzi, një figurë që udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane në shekullin XIX.
Memaliaj synon të presë numër në rritje te turisteve, ku te huajt jo vetem eksplorojne natyren por njihen dhe me kulturen e traditat.
Komente
