Tradita në xhubletën tredimensionale, flet stilistja Stela Skënderaj: Thesari kombëtar të përshtatet me kohën moderne

25 Korrik 2018, 18:12| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 13:18

  • Share

Stilistja Stela Skenderaj rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh. Ajo rrëfen se si u formua në Turqi si stiliste, në një fushë që në vitet e para të demokracisë nuk ishte shumë e njohur në Shqipëri. Në punët e saj, stilistja sjell një panoramë të simboleve kombëtare, por edhe të veshjeve tradicionale shqiptare, me të cilat identiteti ynë prezantohet në nivele botërore 

“Jemi një popull i vjetër, një popull që kemi mbijetuar me dhimbje ndër shekuj edhe që për simbolet kombëtare shumë njerëz kanë dhënë jetën”.

Këto janë disa nga arsyet, që stilistja Stela Skënderaj rrëfen në një intervistë për kamerën e Report Tv kur shpjegon punën që bën për veshjet me shqiponjë, por edhe me xhubletën tredimensionale. Në xhubletën e saj ka elemente folklorike, artizanale dhe mitologjike, të cilat kur lidhen së bashku prezantojnë identitetin tonë të plotë në nivel botëror. 

Ajo mendon se materializmi nuk është çdo gjë, prandaj është detyrë morale e shqiptarëve, që të punojnë më tepër për ruajtjen e kësaj tradite

Stilistja bën thirrje që të ketë më shumë bashkëpunim mes intelektualëve, që i njohin këto vlera. Vetëm në këtë mënyrë brezi i ri nuk do ta harrojë këtë traditë shumëvjeçare 

Stela Skënderaj mendon se kjo pasuri kombëtare mund të ruhet vetëm nëse studiuesit edhe etnografët dalin nga sallat e konferencave dhe leksioneve për të parë nga afër gjendjen gjendjen e muzeve shqiptarë sot.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?