Kultura

Tradita/ Nga fëmijët tek të moshuarit, banorët e Zhejës në Kurbin vendosen në role për të risjellë ritet e dasmës si 100 vite më parë

16 Qershor, 16:11| Përditesimi: 16 Qershor, 16:28

  • Share

Në fshatin e vogël të Zhejes, në Kurbin, koha duket se është ndalur. Me kostume tradicionale, muzikë çiftelie dhe ritme popullore, banorët sollën në skenë dasmën shqiptare ashtu si festohej para 100 vitesh.

Valle, këngë dasme, shoqëruar nga daullja, të gjitha të organizuara me përkushtim të jashtëzakonshëm, nga më i vogli tek më i moshuari i fshatit.

Nga oborri i shkollës nisi ‘Dasma e Zhejes’, ku pjesëmarrësit ishin të shumtë dhe emocionet nuk munguan. Traditat e dikurshme morën jetë sërish, duke i dhënë këtij fshati një ditë të paharrueshme.

“Jo vetëm të argëtohemi, por më e rëndësishmja është se po u mësojmë fëmijëve tanë se kush jemi dhe nga vijmë”, thane banorët.

“Dasma e Zhejes” nuk ishte vetëm një rikthim i së shkuarës, por një mesazh për të ardhmen; zakonet dhe historia jonë janë gurë themeli që nuk duhet të zbehen, por të trashëgohen brez pas brezi.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?