Foto: Shkëlzen Ruska, Erdit Hazizaj e Ervis Alisinanaj

Kronikë

Drogë drejt Greqisë me vlerë miliona euro/ GJKKO lë në burg 2 ish-shefat e krimeve dhe ish-efektivin që kandidoi me Berishën për Roskovecin! Flisnin me SkyECC për të gjetur lidhje te SHISH (EMRAT)

3 Mars, 11:42| Përditesimi: 3 Mars, 14:40

  • Share

TIRANE- Gjykata e Posaçme la sot në burg, 3 zyrtarët e policisë që sipas SPAK  ndihmuan grupet kriminale në Sarandë për të kultivuar kanabis dhe për ta trafikuar drejt Greqisë.

Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.  I arrestuar është edhe Erdit Hazizaj, ish shef në disa komisariate në vend, kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023. 

Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. 

SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

Akuzat e ngritura ndaj grupit të zyrtarëve dhe të trafikantëve për hetimin e nisur në vitin 2022 e që ende vijon, janë për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, ndërsa me vendim të GJKKO-së, në total u lëshuan 10 masa arresti. 

Sipas dosjes së SPAK, shefat e policisë kanë folur në SkyEcc me kreun e bandës Kristo Qiricin. E këshillonin të gjente lidhje pranë SHISH pasi agjentët sekretë dërgonin informacione për parcela dhe policia ishte e detyruar të ndërhynte.

Në një rast tjetër, flitet edhe se si t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore anëtarët e grupit që binin në pranga, siç është arrestimi me armë pa leje i njërit prej tyre i cili u lirua pasi policët këshilluan që armën t’ia lë një të mituri. 

Vetëm në një episod ky grup ka trafikuar 1.7 mln euro kanabis me ndihmën e 4 zyrtarëve të lartë të policisë, por që u zbulua dhe u kap në Greqi, ku u arrestuan 2 italianë. Një pjesë të mirë të të ardhurave nga ky aktivitet i paligjshëm i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, ndaj po hetohen edhe për pastrim parash.

Të akuzuarit si anëtarë të trafikut të drogës
- Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici - Në kërkim
- Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj - Në kërkim
- Benci Toska  - Në kërkim 
- Shkelzen Kraja - Në kërkim 
- Xhino Nebi - Në kërkim 
- Luiz Bala alias Edmond Sinanaj - Në kërkim
- Erdit Hazizaj -  ish shef në disa komisariate në vend - I arrestuar 
- Shkelzen Ruska - shef krimesh në Himarë, - I arrestuar 
Elvis Dervishi, - shef i kufirit në Sarandë - Në kërkim 
-Ervis Alisinanaj - shef krimesh ne Lushnje  -I arrestuar 

 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

    S.G/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Ben: 03/03/2025 16:01

      Deri me tani nuk eshte bere asnje goditje ne nivelet e larta te policise. Asnje nga te arrestuarit, perveç atij Bistrit,biles edhe ai nuk ka qene ndonje nivel i larte,pasi me policine private kishte punuar 3-4 vite para se te behej polic. Me vjen keq por ka gjasa qe keto te katert duhet te jene viktima te shefave te medhenj,dmth me urdher lere te kaloje kete se eshte shok i mire,nuk ka ndonhe problem,etj si keto. Normal ne kembim ju eshte dhene ndonje grade.Shpetove shkelqyeshem,te zune /e hengre,qar te thom,çeshtje fati.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?