Trafik armësh nga Shqipëria në Greqi, videomesazhet që tradhëtuan 2 të arrestuarit! Mendohet se do çoheshin në Selanik

7 Tetor 2023, 13:48| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 14:05

  • Share

KORCE - Detaje të reja nga tentativa për trafikim të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë për të cilën më 6 tetor 2023 u arrestuan Xhimi Hoxha e Miklovan Veliu.

Sipas burimeve të konfirmuara në rrugë zyrtare bëhet e ditur se në Kapshticë automjeti u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë pas analizës së riskut.

Kontrollorët i bënë pyetje shoferit i cili shfaqi pasiguri më pas automjeti u kalua në vijë të dytë për kontroll të detajuar.

Armët u gjetën të fshehura poshtë sediljes së shoferit.

Po sipas të njëjtave burime destiancioni i armëve ishte Selaniku.

Ndërkohë sa i përket hetimit bëhet e ditur se dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë mohuan se kishin lidhje me njëri-tjetrin për trafikimin e armëve por pretendimet e tyre janë të pavërteta pasi policia gjeti dhe sekuestroi prova që faktojnë bashkëpunimin mes dy të arrestuarve. Bëhet fjalë për mesazhe dhe video që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ku tregojnë si të sajojnë vendin në automjet për të fshehur armët.

Videot e mesazhet u gjetën në telefonin e njërit prej dy të arrestuarëve.

Videot e mesazhet janë administruar si prova materiale.

Mendohet se armët i kishte siguruar 41-vjeçari nga Tepelena, Xhimi Hoxha por me banim në Tiranë.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?